“Presidentja u zgjodh me ndihmën e Radojçiqit”- Vjosa Osmani: Dërgoni pyetje në Presidencë

“Presidentja u zgjodh me ndihmën e Radojçiqit”- Vjosa Osmani: Dërgoni pyetje në Presidencë

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, prandaj edhe mund të dëgjohen lloj-lloj deklaratash.

Këto komente ajo i bëri kur u pyet nga gazetarët rreth akuzave të kreut të AKR-së, Begjet Pacolli, se ai ka komunikuar me Milan Radojiçiqin për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.

Kjo kërkesë siç kishte thënë Pacolli kishte ardhur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani. Por e para e shteti këtë e ka quajtur fushatë, duke u rekomanduar medieve që për çdo pyetje t’i drejtohen me shkrim.

 

VIDEO

Shpërndaje në: