Pasi ia dha 50 mijë euro, Peci një hap larg që ta rehatoj me një post të lart bashkëpartiakun e tij, Bahtijar Berisha

Pasi ia dha 50 mijë euro, Peci një hap larg që ta rehatoj me një post të lart bashkëpartiakun e tij, Bahtijar Berisha

Faton Peci, ka vazhduar sagën e punësimeve partiake në ministrinë që drejton.  Ministri Peci është një hap larg që bashkëpartiakut të tij, Bahtijar Berishës, t’ia siguroj pozitën e Drejtorit në njërën nga agjencitë e MBPZHR’së.

Enis Rrustemi, Periskopi

Në bazë të dokumenteve të siguruara nga Periskopi, anëtarit të Këshillit të Listës Guxo, Bahtijar Berishës i ka mbetur vetëm miratimi nga Qeveria që të bëhet drejtor i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës(APK).

Kjo, pasi për Berishën është ‘kujdesur’ që Komisioni vlerësues të i jap më së shumti pikë nga katër kandidatët që aplikuan për këtë pozitë (shih dok. më poshtë).

Ashtu siç mëson Periskopi, edhe vet përbërja e këtij komisioni është bërë jashtligjshëm.

Në këtë komision të emëruar nga Qeveria më 11.09.2024, figuron emri i Fidan Dema. Këtij të fundit i figuron titulli “U.D Drejtor në APK”.

Megjithatë, sipas dokumenteve të siguruara nga Periskopi, Dema këtë funksion, me ligj është dashur ta ketë përfunduar më 03.04.2024.

Dema është emëruar ushtrues detyre për pozitën drejtor në APK më 03.04.2023.

Sipas Ligjit për Zyrtët Publik, Neni 35 pika 3.; 

“Zyrtari publik nuk mund te caktohet si ushtruese/i detyre me gjate se gjashte (6) muaj. Kur pozita nuk mund te plotesohet brenda afatit gjashte (6) mujor, ky afat mund te zgjas me se shumti edhe per gjashte (6) muaj te tjere”.

Kjo i bie, që edhe pas afatit ligjor, Dema ka bërë vlerësim/vendim në këtë komision.

Krejt në fund, kujtojmë se Periskopi dje raportoi se si Peci e ka financuar projektin e bashkëpartiakut të tij me mbi 84 mijë euro për ndërtimin e tri vilave në Dragash.

Faton Peci i jep bashkëpartiakut të tij mbi 50 mijë euro për ndërtimin e tri vilave (DOKUMENT)

/Periskopi/

Shpërndaje në: