“Djali i luftës…” – Mediumi spanjoll shkruan për Zhegrovën
Mediumi i njohur spanjoll, Abc.es, ka shkruar sot një artikull për ylli e Kosovës, Edon Zhegrova, ku ai po cilësohet si kërcënimi më i madh për Atletico Madridin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Zhegrova u shpall si “Lojtari i ndeshjes” ndaj Real Madridit, gjë që do të synojë të bëjë edhe ndaj Atletico Madridit.
Mediumi spanjoll ka treguar se si Zhegrova ka arritur në këtë nivel, ndërsa në titull e ka quajtur edhe si “Djali i luftës”.
Shkrimi nis me një paralajmërim për Atletico Madridin, duke e konsideruar si rrezikun më të madh të Lille në Metropolitano, Edon Zhegrovën i cili ka lindur në Herford të Gjermanisë në vitin 1999.
Një kosovar nga gjaku, por edhe përfaqësimi, i lindur larg shtëpisë për shkak të luftës dhe fajtori kryesor për mposhtjen e plotfuqishëm të Real Madridit në ditën e fundit të Ligës së Kampionëve, shkruan Abc.es.
Tutje vazdon duke rrëfyer historinë e tij se si prindërim janë larguar nga Kosova para shpërthimit të luftës midis rajonit të tyre dhe Jugosllavisë që po vdiste.
“Zhegrova lindi në Gjermani dhe u kthye në Prishtinë dy vjet më vonë. Vetmia në rrugën e tij për në stërvitje, të paturit prindërit të zënë me punët e tyre përkatëse dhe orët e kaluara duke luajtur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës krijoi karakterin e saj personal dhe futbollistik që në moshë të re”, shkruan Abc.
Tutje, flitet edhe për vitin 2012, kur AC Milani organizoi një kamp stërvitore për të testuar talentet, ku morën pjesë mbi 200 të rinj nga Kosova. Zhegrova mori vesh për praninë e kuqezinjve vetëm në minutën e fundit dhe u regjistrua në fund.
“Trajneri im më futi me nxitim. Më duhej të vishesha ndërsa djemtë ishin tashmë në fushë. Unë isha i fundit në listë, por përfundova si më i miri nga të gjithë pjesëmarrësit. Atëherë gjithçka ndryshoi vërtet për mua dhe familjen time”, citon mediumi spanjoll një deklaratë të Zhegrovës të dhënë më parë.
Abc ka shkruar edhe për vizitën e yllit të Kosovës në “San Siro” dhe takimit e tij me Leite Kaka si shpërblim, ndërsa ai në moshën 15-vjeçare iu bashkua sistemit të të rinjve Standard de Liège, të cilin e la një sezon më vonë për të nënshkruar për Sint-Truidense.
Federata e Futbollit të Kosovës, së cilës ai i qëndroi besnik edhe pse mundi të luante për Gjermaninë, Belgjikën dhe Shqipërinë, nuk ishte ende anëtare e FIFA-s apo UEFA-s, kështu që Zhegrova mund të luante vetëm në ndeshje miqësore deri në moshën madhore, diçka që e frustronte duke ditur se ishte më shumë se niveli i mjaftueshëm për të konkurruar në nivelin e të rinjve.
Debutimi i tij i profesional erdhi me Genk, ndërsa nga Belgjika u largua për tu bashkuar me Baselin.
Paraqitjet e tij të mira në Zvicër bën që Lille të paguante 7 milionë euro për ta nënshkruar me të.
Përveç 10 golave dhe 12 asistimeve sezonin e kaluar, ai shtoi tre gola në katër ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve të këtij viti për ta dërguar ekipin e tij në Ligën e Kampionëve.
Disa javë më parë ai shkëlqeu ndaj kampionëve aktual, duke qene një mundim i vazhdueshëm për mbrojtjen e Los Blancos, ku fitoi edhe penallti, që i dhanë Lilles një fitore historike. /Telegrafi/