Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, e kujton kryetari i Ferizajt: Kontributi i Nisret Salihut shënohet edhe në luftën tonë për çlirim

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, e kujton kryetari i Ferizajt: Kontributi i Nisret Salihut shënohet edhe në luftën tonë për çlirim

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisret Salihu.

Aliu e kujton Salihun si familjar të përkushtuar e bashkëqytetar të dashur.

Njoftimi:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisret Salihu, na pikëlloi të gjithë ne që e njohëm të ndjerin.

Nisretin e kisha shok klase, fqinj e mik të çmuar. Ai ishte një familjar i përkushtuar e një bashkëqytetar i dashur. Kontributi i tij, shënohet edhe në luftën tonë për çlirim, duke qenë pjesë e saj – veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot, i dhamë lamtumirën e fundit Nisretit, porse kujtimi për të do të jetoj mes nesh.

Ngushëllime familjes Salihu, veteranëve të UÇK-së, miqve e të njohurve të të ndjerit! U prehtë në paqe, shpirti i tij!

Shpërndaje në: