Zyrtare: KB Vëllaznimi ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Branimir Paviq
Branimir Paviq edhe zyrtarisht nuk do të jetë trajner i KB Vëllaznimit.
Klubi gjakovar përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kandërprerë bashkëpunimin me trajnerin kroat, shkruan IndeksOnline.
KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri.
”Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Branimir Paviq, të cilin e falenderojmë për kontributin në skuadër dhe i dëshirojmë suksese në vazhdimin e karrierës.
Drejtuesit e klubit janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri të ekipit sa më shpejtë të jetë e mundur dhe për të vazhduar punën e rikthyer ekipin në rrugën e fitoreve.”, thuhet në njoftim./