Sulm në objektin e aviacionit shtetëror në Turqi, raportohet për disa të vdekur

Sulm në objektin e aviacionit shtetëror në Turqi, raportohet për disa të vdekur

Autoritetet turke bënë të ditur të mërkurën se një sulm vdekjeprurës u krye në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS) pranë Ankarasë, ndërsa mediat raportuan për një shpërthim të madh në vend.

“Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të TUSAS në Kahramankazan, Ankara. Fatkeqësisht, kemi persona të vdekur dhe të plagosur”, shkroi ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në rrjetin social X, raporton Reuters.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe të shtënave që pasuan, por disa media raportuan se kishte ndodhur një sulm vetëvrasës. Shërbimet e urgjencës u dërguan në vendngjarje, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

TUSAS është një nga kompanitë më të rëndësishme të mbrojtjes dhe aviacionit të Turqisë. Ajo prodhon “KAAN”, avionin e parë luftarak kombëtar të vendit, ndër projekte të tjera.

Sulm terrorist në Ankara

Shpërndaje në: