Prizren: Vodhi pije në një qendër tregtare, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e kësaj femre

Prizren: Vodhi pije në një qendër tregtare, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e kësaj femre

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua në Prizren, pasi e njëjta kishte vjedhur pije alkoolike në një qendër tregtare.

“Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Kërkohet një e dyshuar për vjedhje
Prizren, 23 Tetor 2024
Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren –Veri është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje”, konkretisht me datën 21.05.2024, rreth orës 18:15, në rrugën “ Rruste Kabashi ” në Prizren, një femër e dyshuar ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe është larguar.
Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejte një femër të moshës së re e cili merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale , ne faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Shpërndaje në: