Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një grevisteje në Kuvend, dërgohet në QKUK

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një grevisteje në Kuvend, dërgohet në QKUK

Kryetari të Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se në oborrin e Kuvendit është alivanosur njëra nga punëtoret greviste.

Azemi thotë se grevistja është duke marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e QKUK-së.

Sipas mjekëve, Azemi thotë se gjendja e grevistes ka ardhur si pasojë e presionit psiqik.

Njoftimi:

Sot pas 37 dite grevë në Kuvendin e Kosovës, të lartpërmendurit arritën që një punëtore ta bëjnë për spital me injorimin e tyre karshi këtyre grevisteve , sipas mjekëve kjo grue ka pësuar lëndime të mëdha dhe që nga ora 9 e deri tani kjo po trajtohet në Emergjencë- QKUK. Sipas deklarimit të mjekut ky person ka presion psiqik , pse ka ardh deri te kjo sigurish do e spjegoi vetë ajo , se sa ka qenë i rëndë rasti sigurisht se dinë më së miri me spjegu sigurimi i Kuvendit i cili me veprimet e tyre janë për qdo lavdat , e ngrata i ndodhi kështu sepse 279 eu spo i dalin për jetesë , barna. Kjo osht mirëqenia e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës , kështu trajtohemi ne.

Që nga dita e hënë (16.09.2024), punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre kryesore është rritja e pagës nga 275 në 550 euro.

Shpërndaje në: