Kamberi flet pas dorëheqjes si drejtor nga Klinika e Kardilogjisë, kishte aktakuzë

Kamberi flet pas dorëheqjes si drejtor nga Klinika e Kardilogjisë, kishte aktakuzë

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, dha dje dorëheqjen nga ky post, ndonëse ndaj tij nuk ishte marrë ndonjë masë as pas aktakuzës që Prokuroria e Prishtinës kishte ngritur ndaj tij e as pas disa protestave e peticioneve të kardiologëve që kërkonin shkarkimin.

Dorëheqjen e tij e ka konfirmuar vetë Kamberi për Periskopin.

Kamberi, në një përgjigje me shkrim thotë se padrejtësisht ndaj tij janë organizuar protesta e peticione për ta shkarkuar dhe pretendon se kjo ka ndikuar në avansimin e Klinikës së Kardiologjisë.

”Unë kam qëndruar dhe rezistuar ndaj të gjitha përpjekjeve (jo të pakta), organizimeve, mendësive, protestave, peticioneve, të motivuara dhe të incentivuara nga arsye të ndryshme, e që në fund do të përfundonin në pengim serioz të avansimit të Klinikës së Kardiologjisë.

Këtë qëndrim stoik e ndieja si obligim dhe si borxh ndaj gjeneratave të cilat kanë sakrifikuar gjithçka për ne si dhe ndaj gjeneratave të ardhshme! Tani kur Klinika e Kardiologjisë “lundron” në ujëra më të qeta, do të tërhiqem nga posti i Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, në vetë përfundimin e mandatit me qëllim të përkushtimit më të lartë në punë profesionale. Dorëheqja shpresoj të ndikoj në vetëdijësimin e shoqërisë për funksionalizim të mëtejmë.

Gjatë kësaj kohe u ndesha me shumë veprime institucionale dhe joinstitucionale të cilat duhen ndërruar si: jofunksionalitet i duhur (ligjor etj..), neglizhencë, manipulime, kapje, interpretime të shtrembëruara etj.. Poashtu, disa herë nuk ka qenë në nivelin e duhur edhe mbështetja dhe koordinimi i veprimeve nga strukturat hierarkike, me përjashtime”, thuhet në përgjigjen e Kamberit për Periskopin.

 

Shpërndaje në: