Prej 21 kandidatëve, ja qysh arriti motra e Blerim Gashanit të punësohej në ministrinë e Pecit (DOKUMENT)

Prej 21 kandidatëve, ja qysh arriti motra e Blerim Gashanit të punësohej në ministrinë e Pecit (DOKUMENT)

Nga 21 kandidatë të cilët kishin plotësuar kushtet për një pozitë pune në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor (AZHB), në ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci, me më së shumti pikë u vlerësua motra e zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Blerim Gashanit.

Periskopi përmes dokumenteve, ju tregon se qysh erdhi deri tek përzgjedhja e këtij punësimi familjar.

Enis Rrustemi, Periskopi

Nga shumë kandidatë të cilët kishin aplikuar për pozitën “Zyrtar për Arkiv” në AZHB, 21 prej tyre i kishin plotësuar kushtet. Por, vetëm dy do të pranoheshin për këtë pozitë.
Njëra ndër to, del të jetë motra e Blerim Gashanit, zv. ministër në MPB, njëherit anëtarë i Kryesisë së Listës Guxo me kryetar Faton Pecin.

21 kandidatë i kishin plotësuar kushtet për këtë pozitë fillimisht...

21 kandidatë i kishin plotësuar kushtet për këtë pozitë fillimisht…

Më 84.6 pikë, Komisioni vlerësoi se Blertë Berisha, motra e Gashanit, arriti ta fitoj pozitën në AZHB.

Kujtojmë se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të martën në emisionin “Pressing” u zë në një moment të sikletshëm, pasi iu ‘zbulua’ ky punësim familjar brenda ministrisë që ai drejton.

Analisti Burim Ramadani e ka pyetur zëvendësministrin i Punëve të Brendshme, Blerim Gashanit nëse ndonjë familjar i tij është i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci, i pranishëm në studio.

“Ju jeni shokë, a e keni të punësuar ndonjë familjar të Gashanit”, ka thënë Ramadani fillimisht.

Përgjigje e Pecit, ka qenë “nuk e di”.

Ramadani pastaj insistoi dhe Gashani tha se po, ka qenë projekt në vitin 2022.

“Po, ka ndodhur vitin 2022, motra ime ka hyrë në projekt, jo direkt. Por, me projekt”, ka thënë Gashani.

Por, më pas Ramadani tha se motra e tij tashmë është pjesë e administratës.

“Tash është zyrtare e arkivës, a është pranu. Tash është në administratë”, ka thënë Ramadani.

E Gashi tha se motra e tij “nuk është duke shkuar fshehur në punë”.

“Nuk është duke shkuar motra fsheft në punë”, tha Gashani.

Pastaj, Peci tha se nuk e ka ditur, duke e pyetur Gashanin se çfarë mbiemri ka motra e tij.

“Berisha e ka”, u përgjigj Gashani.

  /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: