DASH reagon për arrestimin e Ilir Metës: SHBA mbështet SPAK dhe përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit

DASH reagon për arrestimin e Ilir Metës: SHBA mbështet SPAK dhe përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit

Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”.

Ky është reagimi i Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, në përgjigje të një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin”, thuhet më tej në përgjigjen e DASH.

Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave. Për të njëjtat akuza masi sigurie detyrim paraqitje u vendos edhe për Monika Kryemadhin. Gjithashtu GJKKO caktoi msasat arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.

Shpërndaje në: