Vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, aprovohen rreth 9 mijë votues

Vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, aprovohen rreth 9 mijë votues

Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Klankosova.tv se deri më tani janë aprovuar rreth 9 mijë kërkesa.

“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më tani përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 9,440 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 8,716, ndërsa 716 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”.

“Nga 8,716 aplikime të aprovuara, 2,757 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1,024 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 4,935 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha ai

Shpërndaje në: