Real Madridi i çmendur, brenda 45 minuta e tmerron Dortmundin, shënon fitore të madhe
Real Madridi ka shënuar një fitore të madhe dhe spektakolare në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Evropës triumfoi 4:2 ndaj Borussia Dortmundit në shtëpi në xhiron e tretë në Ligën e Kampionëve.
Por, pjesa e parë ishte për t’u harruar për madrilenët, që e panë veten në disavantazh prej dy golave.
Fillimisht Malen kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 30-të, para se Gittens të dyfishonte epërsinë vetëm katër minuta më vonë.
E pjesa e dytë ishte taktikisht e përkryer për skuadrën e Carlo Ancelottit.
Antonio Rudiger ngushtoi rezultatin në minutën e 60-të, pas asistimit nga Kylian Mbappe.
E tre minuta më vonë, Vinicius Junior barazoi rezultatin.
Fundi i ndeshjes ishte edhe më spektakolar.
Lucas Vazquez shënoi gol të bukur për 3:2 dhe përmbysjen e madhe në minutën e 83-të.
Tre minuta më pas, Vinicius Junior shënoi për 4:2, e krejt në fund e kompletoi edhe hat-trikun e tij.
Me këtë fitore, Real Madridi tani ka gjashtë pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmund, që e pësoi humbjen e parë.