Sondazhi i ri i Reuters/Ipsos: Harris vetëm tri pikë para Trumpit

Sondazhi i ri i Reuters/Ipsos: Harris vetëm tri pikë para Trumpit

Zëvendëspresidentja demokrate e SHBA-së, Kamala Harris, ka një avantazh prej tri pikësh ndaj ish-presidentit republikan Donald Trump, me një elektorat të zymtë që thotë se vendi është në rrugën e gabuar, zbuloi një sondazh i ri i Reuters/Ipsos.

Sondazhi tregon se Harris kryeson me 46% në mesin e votuesve të mundshëm, teksa Trumpi ka marrë 43%.

Kryesimi i Harris në sondazhin gjashtë-ditor, i cili u mbyll të hënën, ndryshonte pak nga avantazhi i saj prej 45% në 42% ndaj Trump në një sondazh të Reuters/Ipsos të kryer një javë më parë, duke përforcuar pikëpamjen se gara është jashtëzakonisht e ngushtë me vetëm dy javë të mbetura para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Sondazhi i ri tregoi se votuesit kanë një pikëpamje të zbehtë për gjendjen e ekonomisë dhe emigracionit – dhe ata në përgjithësi favorizojnë qasjen e Trump për këto çështje.

Rreth 70% e votuesve të regjistruar në sondazh thanë se kostoja e tyre e jetesës ishte në rrugën e gabuar, ndërsa 60% thanë se ekonomia po shkonte në drejtimin e gabuar dhe 65% thanë të njëjtën gjë për politikën e imigracionit.

Votuesit thanë gjithashtu se ekonomia dhe imigracioni, së bashku me kërcënimet ndaj demokracisë, ishin problemet më të rëndësishme të vendit.

Shpërndaje në: