Policia po e kërkon të dyshuarin për vjedhje të Ferizaj

Policia po e kërkon të dyshuarin për vjedhje të Ferizaj

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Ferizaj, me dyshimin se ka kryer vjedhje të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave.

Në njoftim, Policia tha të martën se vjedhja në një shtëpi private është kryer më 6 prill të këtij viti, në rrugën Nazmi Uksmajli.

Janë publikuar pamje të të dyshuarit me qëllim të identifikimit të tij.

Policia kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të japë informacione mbi të dyshuarin.

 

Shpërndaje në: