Gara për Shtëpinë e Bardhë, sondazhet japin rezultate të ngushta në shtetet e luhatshme

Gara për Shtëpinë e Bardhë, sondazhet japin rezultate të ngushta në shtetet e luhatshme

Me vetëm dy javë deri në ditën e zgjedhjeve, sondazhet në shtatë shtetet e luhatshme vazhdojnë të jenë shumë të ngushta – dhe si Donald Trump ashtu edhe Kamala Harris kanë shtuar përpjekjet e tyre për të fituar mbi votuesit atje gjatë ditëve të fundit.

Harris e kaloi të hënën duke e vizituar Pensilvaninë, Miçiganin dhe Wisconsin, ndërsa Trump u nis për në Karolinën e Veriut, ku do të mbajë një tubim në Greensboro sot, shkruan BBC.

Mesatarja e sondazheve kombëtare tregojnë se ka vetëm një ose dy pikë përqindjeje që e ndajnë dyshen në shtetet e fushëbetejës – me Harris që kryeson në tre nga shtatë shtetet me më pak se një pikë përqindjeje dhe Trump aktualisht është përpara me më pak se një pikë përqindje në Pensilvani dhe Karolinën e Veriut dhe me dy pikë në Gjeorgji dhe Arizona.

Në Arizona, Georgia dhe Karolina e Veriut, drejtimi ka ndryshuar disa herë që nga fillimi i gushtit, por Trump ka një epërsi të vogël për disa javë tani. Ngjashëm është edhe në Nevada, ku Harris është pak përpara për momentin.

Në tre shtetet e tjera – Michigan, Pensilvani dhe Wisconsin – Harris ka udhëhequr që nga fillimi i gushtit, ndonjëherë me dy ose tre pikë, por ditët e fundit sondazhet janë shtrënguar ndjeshëm dhe Trump tani ka një epërsi të vogël në Pensilvani.

Shpërndaje në: