Shpallet tenderi 6.5 milionë, Periskopi raportoi para 3 vitesh se si Hysen Durmishi përgatitej të niste rrugën kah tokat e babës (Dokument)

Shpallet tenderi 6.5 milionë, Periskopi raportoi para 3 vitesh se si Hysen Durmishi përgatitej të niste rrugën kah tokat e babës (Dokument)

Ministria e Infrastrukturës (MI) sot ka shpallur një tenderë prej hiç më pak se 6,5 milionë euro që lidh fshatin e lindjes se zëvendësministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishit, Mushtishtin me komunën e Shtërpcës.

Në njoftimin e publikuar thuhet se Operatoret Ekonomik që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces Prokurimi duhet të ofrojnë dëshmi të kënaqshme se qarkullimi vjetor i OE, gjate 3 viteve te fundit ka qenë në vlerë, se bashku në të tri vitet, prej jo më pak se 13,000,000 euro.

Gjithashtu kompania duhet të këtë kapital financiar të mjaftueshëm për realizimin e kontratës në vlere 1,000,000 euro duke specifikuar titullin e projektit dhe nr. e prokurimit për aktivitetin ne fjale ose qasje në kredi te pa kushtëzuar, nga një bankë duke emërtuar projektin për te cilin lejohet kredia.

Sipas dosjes se tenderit pas nënshkrimit të kontratës punët në realizimin e këtij projekti duhet të kryhen për 225 ditë. Hapja e ofertave behet me 18 nëntor të këtij viti.

 

Periskopi dhe Paparaci në vitin 2021 kishin zhvilluar hulumtimin ”Interesi personal: Hysen Durmishi urgjentisht nis punimet në rrugën kah livadhet e babës”.

Parcela tre hektarëshe, për të cilën kishin raportuar Paparaci.com dhe portali Periskopi, ndodhet mes Mushitishtit të Suharekës dhe Brezovicës, në zonën e Dollocit.

Kjo sipërfaqe toke ishte blerë bashkërisht nga disa nga figurat më të njohura të Lëvizjes Vetëvendosje para dhjetë vitesh.

Por, për t’ju ikur komplikimeve toka e blerë ishte bartur në emër të një pronari të vetëm. Kishin zgjedhur të vendosen mbi emrin e Ilaz Durmishit, babait të Hysen Durmishit, për shkak të prejardhjes së tij nga ajo zonë.

Hysen Durmishi, tokën e blerë e kishte deklaruar edhe në Agjensionin Anti Korrupcion (AKK).

Durmishi e ka deklaruar këtë pronë me emrin “livadhet”, dhe i ka vënë vlerën e 40 mijë eurove. Çmimi i saj nuk ka ndërruar as në raportimin e tij më 2014 e as në raportimin e tij në vitin 2021.

Vendndodhja e kësaj parcele tre hektarësh, e posaçërisht pronësia e saj, dyshohet se është shkaku kryesor se pse Ministria Infrastrukturës e ka kaq ngut përfundimin e saj.

Vet zv/ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, më 6 tetor të vitit 2021, në shoqërimin e Salih Zybës, kishin marrë pjesë në fillimin e punimeve për rrugën që lidh Mushtishtin me atraksionin më të madh turistik të Kosovës, Brezovicës.

Hulumtimet mund t’i lexoni në linqet në vijim:

Interesi personal: Hysen Durmishi urgjentisht nis punimet në rrugën kah livadhet e babës

Prishja politike shkakton probleme pronësore mes anëtareve të PSD-së dhe Hysen Durmishit

Shpërndaje në: