Google dhe Facebook tani paguajnë tatim të plotë në Australi
Ndryshimet në sistemin e taksave do të shënojnë një rritje prej 2 miliardë dollarë australianë këtë vit.
Ligji i ri thotë se në qoftë se kompanitë globale nuk paguajnë tatimin, atëherë do të hyjë në fuqi një normë e dënimit prej 40 % të fitimit.
Scott Morrison nga thesari australian tha se autoritetet tatimore australiane po zhvillojnë aktualisht 71 auditime që përfshijnë 59 korporata të mëdha globale, transmeton KosovaPress.