Kapen në falgrancë duke vjedhur një veturë, policia arreston dy persona në Prishtinë

Kapen në falgrancë duke vjedhur një veturë, policia arreston dy persona në Prishtinë

Dy meshkuj janë arrestuar në Prishtinë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një veturë. Ngjarja ka ndodhur  të hënën pasdite, kur ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar policinë për përpjekjen e vjedhjes.

Policia ka ndërhyrë shpejt, duke arrestuar të dyshuarit në vendngjarje.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për të vazhduar hetimet e mëtejshme.

Shpërndaje në: