Kroos: Ndeshjen lamtumirëse në Bernabeu, do e mbaj gjithmonë në zemrën time
Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur pas penzionimit të tij nga futbolli.
Në një intervistë për mediumin spanjoll, Marca, gjermani ka treguar disa detaje interesante nga penzionimi i tij.
“Gjëja më e vështirë ishte t’i tregoja Ancelottit dhe djalit tim se po tërhiqesha”
“Unë e dua shumë Real Madridin, në kuptimin më realist të kësaj fjale”. “Lamtumirën time në Bernabeu… Do ta mbaj në zemrën time përgjithmonë!”, – tha Kroos për “Marca”.
Kujtojmë që Toni Kroos, ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2014, ku fitoi të gjitha trofetë e rëndësishëm për “Los Blancos”.
Ndeshja e tij e fundit në karrierë ishte çerekfinalja e “Euro 2024”, ku i cili humbi ndeshjen ndaj Spanjës.