Kosova zë vendin e parë në Edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki
Kosova ka zënë vendin e parë në Edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki.
Sipas njoftimit, Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet” nga Shkolla Rexhep Akllapi me projektin e tyre “Një herë një hero, gjithë jetën hero”, fituan vendin e parë në kategorinë e Edukimit Jo-formal.
“Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, këta Super Vullnetarë u trajnuan për të ofruar ndihmën e parë dhe më pas ua kaluan njohuritë e tyre 200 nxënësve, prindërve dhe mësuesve në komunitetin e tyre!
🙌”Ky çmim i kushtohet Super Vullnetarëve tanë që punuan pa u lodhur në një fshat të vogël në Kosovë. Kjo dëshmon se ata vlejnë dhe munden, kur guxojmë të ëndërrojmë e arrijmë madhështinë. Klubi “Yjet” shkëlqyen sot.” – u shprehën lideret Arjeta Shillova dhe Mimoza Bytyçi duke e pranuar çmimin”, thuhet në njoftim.