“E kapur dhe vegël e opozitës”, Abrashi i VV-së sulmon prokurorinë pas nisjes së hetimeve ndaj Liburn Aliut

“E kapur dhe vegël e opozitës”, Abrashi i VV-së sulmon prokurorinë pas nisjes së hetimeve ndaj Liburn Aliut

Pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale për ministrin, ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë nisur regaimet e para nga Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi e ka akuzuar Prokurorinë Speciale se është e kapur dhe vegël e opozitës.

Ai u shpreh se Prokuroria dhe Opozita janë bërë bashkë kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

“Prokuroria speciale çdo ditë e më shumë po i ridëshmon dy gjëra: që është e kapur dhe vegël e opozitës. Vetëm disa ditë pas paralajmërimeve nga deputetë opozitarë se disa ministra po hetohen, fillojnë raportimet për hetimet ndaj ministrit Aliu. Opozita po i reziston reformës. Prokuroria po i reziston vettingut. Kjo bashkë pazaret e favoret nga e kaluara i ka bërë bashkë në një ekip, all-in kundër LV-së, por edhe kundër vullnetit të qytetarëve.”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: