Momenti kur Ilir Meta dërgohet për në qeli, bën shqiponjën nga furgoni i policisë – VIDEO
Ky është momenti kur Ilir Meta lë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe transferohet drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”.
Në momentin që furgoni po dilte nga ambientet e Policisë, mbështetës të Metës të cilët ishin mbledhur jashtë, filluan ta godisnin automjetin e policisë.
Siç shihet në foto brenda furgonit të policisë rrugës për në qeli Meta bëri shqiponjën.
Meta u arrestua ditën e sotme me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO, për tre akuza, mosdeklarim pasurie, pastrim i produkteve dhe korrupsion.