“Më ndiqni në ora 13:40”, çfarë njoftoi Ilir Meta në rrjetet sociale para arrestimit?

“Më ndiqni në ora 13:40”, çfarë njoftoi Ilir Meta në rrjetet sociale para arrestimit?

Policia ka arrestuar këtë të hënë në Tiranë, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pak orë para se të vihej në pranga pranë qendrës tregtare “Casa Italia”, Meta kishte njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, një konferencë për mediat që do të mbahej në orën 13:40 në selinë e Partisë së Lirisë.

“Të dashur miq, ju ftoj të gjithëve, sipas mundësive të më ndiqni live në ora 13:40 në një konferencë për mediat”, shkruante Meta në një postim në Instastory.

Çfarë njoftoi Meta në rrjetet sociale para arrestimit?

Sakaq, zyra e shtypit të Partisë së Lirisë, njoftonte: “Përshëndetje! Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë.  Sinjali nga Fibra, Facebook dhe YouTube. Lutemi mediave, për transmetimin live”.

Shpërndaje në: