Haliti i ashpër ndaj Qeverisë: Ai që e len ushtrinë pa bukë, duhet me shku në burg

Haliti i ashpër ndaj Qeverisë: Ai që e len ushtrinë pa bukë, duhet me shku në burg

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur në Reel Talk me Maxhunin për ushtrinë e Kosovës, FSK-në e cila po  ballafaqohet me problemet e shërbimit të ushqimit, raporton Periskopi.

Haliti tha se personat që janë përgjegjës për të siguruar ushqim për ushtarët e FSK-së, duhet të përfundojnë në burg.

“Ai që e len ushtrinë pa bukë duhet me shku në burg duhet me u dënu rënd ai që e ka përgjegjësinë për atë punë.

Ai që u interesu për tender e jo për ushtarë, atëherë prapë duhet me shku te burgu, duhet me shku te prokurori me dhënë sqarime”, u shpreh Haliti.

Haliti: Dejona Mihali i ka bërë shkeljet me lejen e Albin Kurtit

Shpërndaje në: