‘Ti e di vet, unë e kryeva’: Kontrolli i rreptë i Dejona Mihalit deri te ndërrimi i natës në KEK

‘Ti e di vet, unë e kryeva’: Kontrolli i rreptë i Dejona Mihalit deri te ndërrimi i natës në KEK

Vetëvendosja amorfe në duart e demiurges së Albin Kurtit.

Pikë-së-pari…

Nagip Krasniqin e Vetëvendosjes e bënë kryeshef të KEK-ut, anipse kundërligjshëm, anipse ligji – që do të duhej të sundonte – e jep që personi i emëruar për tri vitet e fundit s’mund të jetë partiak.

Tash i arrestuar dhe me aktakuzë për shkaktim-dëm buxhetit mbi tre milionë euro e për favorizim të një kompanie sllovene të palicensuar – në detriment e diskriminim të kompanive të tjera vendore të licensuara nga ZrrE për të tregtuar rrymë.

Gjatë krejt këtyre transgresioneve ligjore të Krasniqit, Mihali i transmetonte urdhëra deri nivelit “jetike sot mos të ketë reduktike…thirre Ergysin” (mes-gushti, 2022).

Koincidentalisht ose jo me urdhërin “jetik” korrespodojnë zgjedhjet e brendshme të Vetëvendosjes m’u ato ditë.

(Konstatim redaktorial: nuk zgjedhen strukturat e lideri me qirinj).

GEN-i Beograd sllesh Martin Berishaj

Në qindra fjalët e shkëmbyera mes Mihalit dhe Krasniqi që ka siguruar ‘Nacionale’, ajo e para e policon, informon, instrukton, kanalizon, urdhëron (etj.) dhe e shoqëron të fundin në të gjitha kontekstet politike, qeverisëse – e madje edhe energjetike.

Përpjesëtimi i komunikimeve, Dejona Mihali kumton konsiderimet e veçanta.

Fjalë bëhej për Martin Berishajn, ambasadorin e mbrojtur me zell nga pushteti, për të cilin ekzistojnë dëshmi të majme për pranim të transaksioneve prej miliona eurosh nga GEN-i në Serbi.

Berishaj – që ka mbijetuar në postin e tij zyrtar falë mbrojtjes së pushtetit – doli të ishte omniprezent në skemën e ndërlikuar të asaj që rëndom kuptohet për mafi energjetike ballkanase: më së famshmi elaboruar nga vetë Albin Kurti më 2019 në Pressing të T7.

Një artikull ia dërgon Mihali asokohe shefit të KEK-ut: GEN-i në Serbi – që konsulent e kishte Martin Berishajn, dhe që e paguante gjithandej; madje edhe në kompani fantome me vetëm 1 euro kapital të regjistruar në Podgoricë si ‘MB Consulting’, pa zyre, pa qira, pa punëtorë, me zero aktivitet ekonomik, pa hiçgjë – m’u në kohën e kolapsit energjetik në vend kishte marrë plotë 4.2 milionë euro.

Pak a shumë e vërtetë”, ia kthen Krasniqi, Mihalit.

Por, Mihalit s’i intereson e vërteta: kërkon shpjegimet nga Krasniqi për t’ia përcjellur “Artanes (Rizvanollit, Ministres së Energjisë)” e cila po përballej me pyetje e akuza në Komision Parlamentar.

Ia niste linçet e të gjitha raportimeve ku opozita e kishte rrokur temën e Martin Berishajn, ky i fundit u ekspozuar deri-me-centa për paratë e marra nga Beogradi: ndërsa rasti konkret në fjalë ishin importet nga GEN-i në Serbi, kompania-padron e këtij të fundit.

“Dërgoni pyetjet”, i thotë Krasniqi.

“Si urdhëron”, ia kthen Mihali.

“Hahahah”, qesh Krasniqi, duke shënjuar të kundërtën e urdhërdhënies.

Fshehtazi në seli të VV-së: Operacioni ‘Maskohu’

Shefi i ndërmarrjes së pavarur publike, KEK-ut, ftohet të shkojë i maskuar, i pavërejtur/shëm nga syri i publikut, në rezidencë të Vetëvendosjes, te ajo ku rezidon pushteti ndaj tij: Dejona Mihali.

“Eja te ne…me kapelë”.

“Hahaha. Vij…”.

Formalisht veç Koordinatore për Komitete, de-fakto e in-vestuar me pushtet nga Albin Kurti, Dejona Mihali e thërret Krasniqin kokë-më-kokë në seli të VV-së sepse “duam të të takojmë me Gazmendin”.

(Pse jo “me shall”? Do të mund të supozonim dashamirësi nga ana e Mihalit që Krasniqin të mos e zë i ftohti në kohë kapitullimi energjetik.)

Por, dorëz-në-dorë të Vetëvendosjes, Krasniqi e kupton mesazhin e kapelës me një qeshje “hahaha” dhe e jep pëlqimin të shkojë në zyret e partisë nga ku origjinalisht vinte: “Vij..”

Urdhër: të ketë rrymë, sot e nesër

E hëna e 15 gushtit 2022 duket të kishte nisur – verë e nxehtë por me reduktime edhe më të nxehta; s’kishte ngjarë nga kohë-që-s’kujtohet që gjatë verës vendi të shndërrohej edhe në stinë agregatësh shurdhues anegjerë vendit – kur Krasniqi pranon një mesazh.

Mesazhi vjen në formë urdhëri të prerë, me konsiderime të veçanta implicite, që s’i thotë.

Sot dhe nesër jetike të mos ketë reduktime fare”.

Thirre Ergysin”.

Dhe ashtu bëhet: Ergysi, homologu shqiptar i Krasniqit nga KESH-i, siguron dy racione rrymë për KEK-un, më 15 gusht nga ora 14:00 e pasdites deri në 24:00, më 16 gusht nga ora 10:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes.

Soti dhe e nesërmja jetike pa reduktime fare” me urdhëru nga Mihali, u jetësuan.

Dejona Mihali vendosi kur të (mos) ketë rrymë, e mbase edhe kur të blehet rrymë.

Nga komunikimet që ka siguruar Nacionale – në telefonin e Krasniqit, s’dihet nëse ka përgjigje të shkruar nga Krasniqi drejtuar Mihalit për çështjen në fjalë: por, kërkesa del të jetë zbatuar parë në retrospektivë

Në ato dy ditë s’dihet të ketë pasur konsiderime të veçanta që do të arsyetonin objektivisht këtë urdhër: dy ngjarje karakterizuan ato ditë – vizita e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Kosovë dhe zgjedhjet e brendshme për strukturat udhëheqëse të VV-së

Mihali ‘sinjalizon’ të gjithë: nga Albulena Haxhiu e deri te puntorët e thjeshtë të ndërrimit të natës në KEK

Të ka pritur Albulena sonte ta thërrasësh, më shkroi dhe më tha ende nuk më thirri’.

Kështu i shkruan Mihali Krasniqit mbi të cilin formalisht s’ka asnjë kompetencë.

Kur Krasniqi i thotë se s’mund ta marrë sonte në telefon Albulenën, Mihali – si koordinatore supreme e shtetit – i përgjigjet: ‘ti e di vet, unë e kryeva’.

Pra, Mihali udhëzonte edhe ministrat; kur, kë dhe pse ta thërrisnin në telefon.

Nga mesazhet që Nacionale posedon, nuk mund të konkludohet qartë, se përse Dejona Mihali do të koordinonte një telefonatë ndërmjet minstres së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ajo që dihet është se jo shumë kohë pas këtij komunikimi, Prokuroria ngriti Aktakuzë nën dyshimin e keqpërdorimit të tre milonë eurove nga Nagip Krasniqi.

Tre milionë ose 1.2 milion më pak se fitoi GEN-i Beogradi – me konsulent Martin Berishaj – për të cilin Krasniqi e informoi Mihalin se është “pak a shumë e vërtetë“.

Dekonstruktim: shumë miliona në mes, komunikim informal, sekret e intensiv.

Ndërrimi i natës, Dejona do kontroll absolut

Kur Mihali ia jep urdhërin Krasniqit që të mos ketë reduktime dy ditë, pason një bisedë tjetër, kësaj rradhe -Dejona në habitatin e saj; i a jep leksion se si duhet të kontrollohen sinjalizuesit, burimet, njerëzit puntorët.

Duke ia dërguar një informacion që kishte dalur nga KEK-u, Mihali i kërkon llogari Krasniqit, se përse po dalin informacione nga Korporata e ky i fundit nuk po i di.

Krasniqi për t’u ‘shfajësuar’ i thotë se ‘nuk duhet të merremi me thashetheme’, derisa Mihali ia kthen me një leksion: ‘vërtetësia është tjetër gjë, burime të tjera të infos çka ngjan aty në vend të ngjarjes është me rëndësi, të marrim masa, të kesh njerëz që të njoftojnë paralelisht, ata që janë në ndërrim kryesisht natën’.

Mesazhet në “Signal” përforcuan atë që dihej: se fjalët e Dejona Mihalit janë – përtej urdhërash – artikuj besimi. Vetëvendosja amorfe në duart e demiurges së Albin Kurtit.

Shpërndaje në: