Arrestohet 46-vjeçari shqiptar në Itali me një kilogram kokainë në veturë
Policia italiane ka njoftuar se ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar të shtunën në Gjenova, për akuzën e posedimit të lëndëve narkotike, për qëllime trafikimi, pasi iu gjet një sasi me mbi 1 kilogram kokainë dhe 2500 euro.
Ai ishte ndaluar derisa ishte në veturë dhe ishte pyetur nëse mbante diçka të paligjshme.
Shqiptari tregoi çantën e zezë, pa zbuluar se çfarë përmbante. Por brenda saj policia gjeti mbështjellës të ndryshëm, me kokainë, me peshë totale rreth 1.1 kilogramë.
Pas kontrolleve të mëpasshme, u gjetën edhe 2500 euro, me gjasë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.
Droga dhe paratë janë sekuestruar, kurse 46-vjeçari shqiptar u ndalua.