Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë

Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë

Pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq raportoi sot për një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin, një njoftim zyrtar e bëri edhe Kremlini.

“Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka biseduar në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Krerët e shteteve shkëmbyen urime me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga pushtuesit nazistë”, njoftoi Kremlini, raportojnë mediat në Serbi.

Shtohet se gjatë bisedës telefonike, Putin dhe Vuçiq diskutuan për situatën në Ukrainë, si dhe se presidenti rus e vlerësoi ecurinë e “operacionit special ushtarak”.

“Të dyja palët shprehën kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, bazuar në unitetin shpirtëror, kulturor dhe historik, të njëjtat vlerësime për të kaluarën dhe të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: