Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas humbjes zemërthyese të Liam Payne
Zayn Malik ka shtyrë pjesën e turneut të tij të ardhshëm në SHBA pas humbjes zemërthyese të shokut të tij, Liam Payne.
Payne vdiq në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të hotelit në Argjentinë të mërkurën (16 tetor).
Malik ishte gati të fillonte turneun e tij në SHBA javën e ardhshme – duke filluar me një shfaqje në San Francisko të mërkurën, shkruan BBC.
Megjithatë, këngëtari u tha fansave se po i shtynte shfaqjet – duke thënë: “Duke pasur parasysh humbjen zemërthyese të përjetuar këtë javë, unë kam marrë vendimin të shtyj pjesën e “Stairway” të turneut “Sky” në SHBA”.
Pjesa amerikane e turneut të Malik do të vizitonte gjithashtu Las Vegas, Los Angeles dhe Washington DC, duke përfunduar në New York më 3 nëntor.
Ai u ka thënë fansave në X se datat do të ricaktohen për në janar dhe biletat do të mbeten të vlefshme për datat e reja.
“Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për mirëkuptimin”, shtoi ai.
31-vjeçari nuk përmendi 11 datat e turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar, i cili pritet të zgjasë nga 20 nëntori deri më 4 dhjetor.
Të enjten, Malik nderoi Payne, duke thënë se ai do t’i ruaj të gjitha kujtimet që ka me të, në zemrën e tij përgjithmonë.
“Kam humbur një vëlla kur ti na la dhe nuk mund të të shpjegoj se çfarë do të të jepja vetëm për të të përqafuar për herë të fundit dhe për t’ju thënë lamtumirë siç duhet dhe t’ju them se të kam dashur dhe të respektoj shumë”, tha ai. /Telegrafi/