Arrestohen tre kosovarë në Novobërdë, iu gjetën substanca narkotik- mbi 3 mijë euro dhe dinar serb

Arrestohen tre kosovarë në Novobërdë, iu gjetën substanca narkotik- mbi 3 mijë euro dhe dinar serb

Janë arrestuar tre persona pas kontrollot në dy lokacione të ndryshme në Novobërdë, shkruan Periskopi.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë konfiskuar “1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 € para të gatshme, 880 dinar serb, 2 gram kokainë,  një veturë  dhe dy telefona”.

“Novobërdë 18.10.2024-22:00-23:00. Gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme,   si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: mashkull kosovar, 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 € para të gatshme, 880 dinar serb, 2 gram kokainë,  një veturë  dhe dy telefona.  Lidhur me rastin janë  arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë

Shpërndaje në: