Hill pyetet për investimin e ShBA-së në FSK: Morëm një vendim, dhe ja ku jemi

Hill pyetet për investimin e ShBA-së në FSK: Morëm një vendim, dhe ja ku jemi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill në një intervistë dhënë së fundi është pyetur për investimin e ShBA-së, Turqisë e Britanisë së Madhe në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Këtu, ai ka theksuar se ShBA ka njohur Kosovën vite më parë.

Tutje, sipas tij, anise kanë mendime të ndryshme për disa çështje, duhet të vazhdohet të punohet për to.

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një vendim dhe ja ku jemi. Pra pyetja është nëse ne mund të punojmë së bashku, pavarësisht se kemi mendime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme, çështje që janë të rëndësishme për ju dhe të rëndësishme për ne. Mendimi im është se ne mund të vazhdojmë të punojmë për çështjet, edhe pse kemi mosmarrëveshje, unë nuk jam këtu për t’ju thënë se mund të biem dakord për gjithçka, por unë jam këtu për t’ju thënë se do të përpiqemi të kuptojmë situatën, të ecim përpara.”– citohet se ka thënë Hill për televizionin serb “K1”.

Shpërndaje në: