Integrimi i Kosovës në NATO, Haradinaj: Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie

Integrimi i Kosovës në NATO, Haradinaj: Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie

Kryetar I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Forumin Global Pearson 2024. Ai tha se ka folur për procesin e shtetndërtimit dhe rëndësinë që ka përqafimi i vlerave perëndimore në arritjen e aspiratave tona për integrim euro-atlantik.

Haradinaj tha se liria ka ardhur si rezultat i një procesi të gjatë, teksa shtoi se Kosova është tregim i suksesshëm, suksesin e bënë edhe më madh mbështetja dhe partneriteti që vjen nga bota demokratike e udhëhequr nga Amerika.

“Me ftesë të Universitetit të Chicagos, në Forumin Global Pearson 2024, pata rastin të ndaj historinë e Kosovës – nga lufta në shtetndërtim. Para shumë studiusve dhe vendimmarrësve të nivelit të lartë botëror dhe ekspertëve, paraqita vizionin tonë për një të ardhme të qëndrueshme. Fola për rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Theksova rrugën e Kosovës drejt lirisë e shtetndërtimit dhe rëndësinë që ka përqafimi i vlerave perëndimore në arritjen e aspiratave tona për integrim euro-atlantik. Liria erdhi si rezultat i një procesi të gjatë. Në vitet ’90, nisi rezistencën paqësore. Në vitet 1997-1999 filluam luftën çlirimtare dhe më pas, më 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore të NATO-s, udhëhequr nga ShBA, të cilat çuan në liri dhe pavarësi. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë por ishte dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Kosova, është tregim i sukseshëm, suksesin e bënë edhe më madh mbështetja dhe partneriteti që vjen nga bota demokratike e udhëhequr nga Amerika.  Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO. Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie”, tha ai.

Shpërndaje në: