Rohde: Për momentin s’ka shumë përparim në dialog

Rohde: Për momentin s’ka shumë përparim në dialog

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka folur në lidhje me çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për mundësinë e takimit në nivel kryenegociatorësh në Bruksel, Rohde vlerësoi se palët duhet të zbatojnë Marrveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e dakorduar në Ohër vitin e kaluar.

“Pritshmëritë tona janë që palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëri-tjetrin dhe kanë vullnet politik për të arritur progres sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku. Për qytetarët e rajonit dhe veçanërisht të Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme që të ketë lëvizje që ne të ecim përpara dhe jam i sigurt se Lajçak dhe ekipi i ri në komision duan përparim, dhe në fund qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, të dyja dhe të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim të mundshëm” – tha Rohde, transmeton Koha.

Shpërndaje në: