Mediat në Paris: Kush është baroni shqiptar që miliarderi Bin Amar e priti me ceremoni diplomatike!

Mediat në Paris: Kush është baroni shqiptar që miliarderi Bin Amar e priti me ceremoni diplomatike!

Sipas raportimeve të mediave lokale në Paris, manjati francez Bin Amar, i njohur si kampion i prodhimit të paneleve solare të xhamit në Evropë, ka organizuar një takim të veçantë dhe të fshehur në një nga hotelet më ekskluzive ne qytetin e Amiensit, me një biznesmen shqiptarë të panjohur për publikun dhe mediat franceze.

Gjatë gjithë ditës, gazetarët atje nuk arritën të identifikonin biznesmenin misterioz, deri sa fotografitë që qarkulluan në rrjetet sociale zbardhen identitetin e tij.

Ai doli të jetë multimilioneri Bledian Ramadani, një figurë e fuqishme e biznesit nga Kosova, i njohur për perandorinë e tij në tregtinë e xhamit dhe energjisë në Ballkan.

Arsyeja e saktë e takimit mbetet ende e paqartë,  përderisa mediat kanë bërë spekulime të shumta.

Megjithatë, disa media më serioze kanë raportuar se ka të ngjarë që diskutimet të jenë të lidhura me rritjen rapide që Ramadani ia ka siguruar vetës dhe favoret qe i ka gëzuar nga Amar në kohë krizash.

As Bin Amar dhe as Bledian Ramadani nuk kanë folur për këtë takim në Paris dhe kësisoj arsyeja e saktë e takimit mbetet një mister i madh.

Shpërndaje në: