Pse pikërisht tani Behgjet Pacolli po përfshihet në temat e komunikimeve Mimoza-Radojçiq, e Dejona?

Pse pikërisht tani Behgjet Pacolli po përfshihet në temat e komunikimeve Mimoza-Radojçiq, e Dejona?

Behgjet Pacolli, president i AKR`së me plotë vetëdije i është bashkuar ‘valles’ se kush e për çka foli në telefon me tashmë kryeterroristin Milan Radoiçiq.

“Baci” befasoi të gjithë kur tha se në prani të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit e ka thirrë në telefonin Milan Radoiçiq për të siguruar një votë në Kuvendin e Kosovës nga Lista Serbe në kohën kur Vjosa Osmani pritej të zgjedhej presidente e vendit.

E ajo që mbetet misterioze është se pse Behgjet Pacolli në këtë kohë vendosi të tregoj për bisedën me Radoiçiqin, por pa zbuluar se kush ia kishte kërkuar këtë ‘favor’ Albin Kurti apo Vjosa Osmani.

Krejt çka tha Behgjet Pacolli është se bisedën e ka bërë në prezencën e Osmanit e Kurtit, për të cilën tashmë ka dy ditë që kjo po kontestohet nga qeveria e Kosovës.

Sipas Qeverisë, kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka qenë prezent, në kohën kur Behgjet Pacolli kishte folur në telefon, aso kohe me nënkryetarin e Listës Serbe.

Fyt a fyt është duke vazhduar debati mes tij dhe Qeverisë në rrjetet sociale, për prezencën ose jo të Kurtit në kohën kur presidenti i AKR`së ka biseduar me Radoiçiqin.

Për këtë ‘favor’ të Pacollit me Milan Radoiçiq, as edhe një reagim nuk e kanë bërë nga presidenca e Kosovës.

Në kohën kur partia në pushtet LVV po paralajmëron se posedojnë fotografi dhe video të politikanëve kosovar në villen e Milan Radoiçiq, kanë vazhduar publikimet e audio-incizimeve që kanë siguruar mediat të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin.

Qeveria, gjegjësisht partia në pushtet vazhdimisht po thonë se kjo është një luftë hibride dhe me qëllim dëmtimin e Qeverisë nga punët e “mira që po bojnë”.

Deri këtu pak a shumë dihet se çka ka ndodhur e deri diku situata është mjaftë e qartë.

Pyetja që të gjitha po e bëjnë është pse në këtë kohë Behgjet Pacolli si një ‘parashutistë’ u përfshi në këtë debat, në kohën kur të gjitha vesh e sy i kanë në pritje të ndonjë audio-incizimi të ri Kusari – Radoiçiq

Çka po paralajmëron “Baci” me këtë?

Behgjet Pacolli kujtojmë se ishte takuar në vitin 2019 në Budva në Mal të Zi në një jaht me Milan Radoiçiqin ku i pranishëm ishte edhe Goran Rakiq.

Për këtë takim sot e kësaj dite shumë pak dihet.

Aktualisht vetë Behgjet Pacolli ka lënë shumë pikëpyetje në momentin kur ka treguar se ka folur me Milan Radoiçiq në prani të Kurtit dhe Osmanit.

Ai nuk treguar ende nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i kishin kërkuar favor Pacollit në raport me Listën Serbe.

Nuk dihet ende mesazhi i presidentit të AKR`së nëse ai po tregon me këtë, se Lista Serbe ka dorë edhe në zgjedhjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Ashtu siç nuk dihet nëse Behgjet Pacolli “është në zor të madh” nga frika se pushteti mund t`i publikoj ndonjë video ose foto nga festa në villen e Milan Radoiçiq.

Presidentit të AKR`së Behgjet Pacolli deri në këto momente nuk i është publikuar asnjë komunikim, sms ose diçka e ngjashme me Milan Radoiçiqit, sikurse ish bashkë partiakes së tij Mimoza Kusari – Lila.

Deri në këto momente partia në pushtet vetëm ka kërcënuar opozitën se posedojnë video e fotografi nga një festë në villën e Milan Radoiçiq në liqenin e Gazivodës në Veri të Kosovë.

Në rast se pushteti posedon fotografi e video nga festa në veri, atëherë mbetet të shihet se kush nga politikanët kosovar ishin pjesë e asaj ndeje.

Shpërndaje në: