E pabesueshme: Deputeti Halil Thaçi i raportonte Dejona Mihalit edhe për përzierjen e ujit e vajit në KEK (mesazhet)

E pabesueshme: Deputeti Halil Thaçi i raportonte Dejona Mihalit edhe për përzierjen e ujit e vajit në KEK (mesazhet)

Krahas vendimeve se kur të ketë reduktime e kur jo në Kosovë, Dejona Mihali, koordinatorja për komitete e Lëvizjes Vetëvendosje, merrte informacione nga një deputet i kësaj partie për situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës. Halil Thaçi – i njohur për punësimin e familjarëve e kushërinjve në këtë ndërmarrje publike – në mesazhet e radhës të siguruara  nga Nacionale, i tregon “mashës” së partisë se “çka po thonë ata brenda (KEK-ut)”.

Deputeti, që i shkruan fjalimet me “Chat GPT”, në mesazhet dërguar Dejonës, me plot gabime drejtshkrimore, i tregon asaj për situatën në termocentralet e Kosovës.

Ai madje – në një mesazh që mban datën 21.07. – i tregon asaj se si ka pasur rrezik për shpërthim.

“[21/07, 20:54] Halil Thaçi: Menjeher ti dergoj qka po thon ata mbrenda qa po ngjanë [21/07,21:12] Halil Thaçi: Në Kosoven B nuk ka naj problem, nje bllok eshte në sistem tjetri në remon. Problemi i madh eshtë te TCA, Blloku A5 i ka kalu që 17 muaj koha e remontit, blloku A4 eshtë në funksion por ka problem të vazhdusheëm nese ndodh një pakeujdesi e vogël edhe mund të ndalet ndërsa te blloku A3 është problemi i madh ku pram jan mumdu me shti ne sisitem dhe per njeher i ka perzi uje e vaj duke quar ne rrezik të shpërthimit.” – thuhet në mesazhin e Halil Thaçit dërguar Dejona Mihalit, të cilin kjo më pas ia nis kryeshefit të KEK-ut atë kohë, Nagip Krasniqi.

Në vazhdim të këtij mesazhi, Thaçi tregon edhe për tenderin dhe se çfarë problemi kishte aty:

“Problemt janë të njejta në të gjitha njësit pra mungesa e furnizimit me paisje rezerv. Diqka qe e ka pengu riparimin e bllokut A5 ka qen menyra e tenderimit. Tenderi ka qen 8 milon ndersa ne tender i kan kerku 50% siguri te tenderit kjo e ka bo qe mos me pas operator që ofertojn. Si ne TCB si TCA si në DPQ”.

Pyetjen e njëjtë deputeti i VV-së në një fotografi tjetër ia dërgonte edhe anëtarit të Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arton Ahmeti.

Krejt ky shqetësim i Thaçit erdhi pas disa komunikimeve që ai pati me disa persona. Njëri prej tyre është Bekim Merlaku. Këtë të fundit, deputeti i VV-së e pyet se sa pikë i kishte marrë në test, ndërsa ai i thotë se kishte dështuar, por shpresonte që deputeti mund ta ndihmonte.

“Bek qa bone’, ishte pyetja e Thaçit. “Sen hiq me te vjetra, ti a je mire. Mujsh ti me ba najsen se ktu smujti me kalu hiq”, ia ktheu qytetari Merlaku. “Sa pik i ke ba Bek”, e pyet deputeti sërish. “37” ia kthen ai.

Në anën tjetër, Nacionale kishte mësuar se deputeti Thaçi në konkursin e fundit të KEK-ut i kishte punësuar nipin (djalin e hallës) Maliq Gërguri; djalin e axhës, Fatos Thaçin dhe kushërinjtë e nderuar, Flamur Thaçi e Besim Thaçi.

Shpërndaje në: