Vetëvendosje “e luan të pafajshmen” pas audio-incizimeve Kusari-Radojçiq, pyet: Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?

Vetëvendosje “e luan të pafajshmen” pas audio-incizimeve Kusari-Radojçiq, pyet: Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?

Lëvizja Vetëvendosje ka dalur me një reagim pas publikimit të audio-incizimeve të shefes së GP të VV, Mimoza Kusari-Lila me kryekriminelin Millan Radojçiq.

Vetëvendosje si çdo herë duke sulmuar qeveritë e kaluara ka pyetur se “pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?”.

“Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’ Dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Listës Serbe dhe Radojçiqit bashkë me Serbinë kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë. Tashmë, ndryshimi i gjendjes në veri është i qartë dhe këtu ka një siklet të madh me Qeverinë Kurti nga kjo opozitë. Sepse pafuqinë e mbjellur në popull për Mitrovicën e ndarë si fakt i pamohueshëm kjo qeveri e përmbysi duke e kthyer atë zonë në pjesë të Republikës së Kosovë, me rend e ligj dhe mbi të gjitha jetë normale për çdokënd pa dallim”, thuhet ndër të tjera në postimin e VV.

 

Postimi i plotë:

Shumëçka ka qenë përherë e mundshme por nuk është bërë asnjëherë nga qeveritë e mëparshme.
Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’
Dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Listës Serbe dhe Radojçiqit bashkë me Serbinë kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë.
Tashmë, ndryshimi i gjendjes në veri është i qartë dhe këtu ka një siklet të madh me Qeverinë Kurti nga kjo opozitë. Sepse pafuqinë e mbjellur në popull për Mitrovicën e ndarë si fakt i pamohueshëm kjo qeveri e përmbysi duke e kthyer atë zonë në pjesë të Republikës së Kosovë, me rend e ligj dhe mbi të gjitha jetë normale për çdokënd pa dallim.
Dhe kjo është e mundur veç kur nuk ke varësi as nga Lista Serbe e as nga Beogradi.

Shpërndaje në: