Rita Ora së shpejti me këngë në gjuhën shqipe?

Rita Ora së shpejti me këngë në gjuhën shqipe?

Mos keni habi nëse së shpejti do dëgjoni një këngë në gjuhën shqipe nga artistja me reputacion botëror, Rita Ora.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet vetë Rita, përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

Së fundmi, kënga “Anywhere” është interpretuar në shqip nga një artiste, e cila e ka përkthyer këngën.

“Çka nëse Rita do këndonte në gjuhën e saj?”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Kjo video s’i shpëtoi Ritës, e cila e ripostoi duke shkruar – “ide e mirë, rrini gati”.

Ndërkaq pritet të shihet nëse Rita do të sjellë ndonjë këngë në gjuhën shqipe.  /Lajmi.net/

Shpërndaje në: