Kurti shkon me lule për t’ia uruar ditëlindjen Mimoza Kusarit që ia koordinon punët me Radojçiqin

Kurti shkon me lule për t’ia uruar ditëlindjen Mimoza Kusarit që ia koordinon punët me Radojçiqin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti rreth orës 15:00 është parë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar me ekipin e tij, derisa dikush prej tyre po mbante një buqetë lulesh.

Ato lule ishin të destinuara për shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila sot e feston ditëlindjen.

Raporto24 ka pyetur kryeministrin i cili është përgjigur shkurt me “PO”, lulet ishin të destinuara për shefen e GP të LVV-së.

Kusari-Lila sot mbush plot 49 vjet.

Kujtojmë se Mimoza Kusari-Lila, së fundi është njëra ndër figurat më të përfolura për shkak të komunikimeve me përfaqësues të Listës Serbe, video-incizime tashmë të bëra publike.

Shpërndaje në: