Lekaj: Pushtetit i ka hy uji përfundi, nuk dihet kah i dërgon

Lekaj: Pushtetit i ka hy uji përfundi, nuk dihet kah i dërgon

Në Kuvendin e Kosovës sot është duke u zhvilluar seanca e radhës e jashtëzakonshme.

Kjo seancë është thirrur nga opozita pas publikimit të disa bisedave që Dejona Mihali nga Vetëvendosje kishte bërë me ish-kryeshefin e KeK-ut, Nagip Krasniqi.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se po përballemi me skandalet e qeverisë Kurti.

“Dejona sot e ka nal transmetimin në RTK me televizionin publik që financohet nga Kuvendi i Kosoës.Dejona nuk di se si nuk e ka nalë energjinë e ngrohjen në Kuvend. Por i themi se ju ka hy uji përfundi dhe nuk dihet kah ju dërgon”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka thënë se po manipulohet për shumë për shumë çështje dhe po dëmtohen qytetarët e vendit.

“Qeveria Kurti ka humbur cdo besim, janë përgjegjës jo vetëm për vjedhje por edhe shpërfilljen e interesave të qytetarëve”, ka thënë tutje ai.

Shpërndaje në: