Tërmet i fuqishëm në Turqi

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me fuqi prej 6,1 shkallësh e goditi pjesën lindore të Turqisë të mërkurën, tha Qendra Evropiane Mesdhetare Sizmike.

Sipas kësaj qendre, qendra e dridhjes ishte nëntë kilometra nën sipërfaqen e tokës, raporton agjencia “Reuters”.

Presidenca për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti e kishte fuqinë e 5,9 shkallëve dhe u regjistrua në qytezën Kale të provincës Malatya, raporton agjencia “Associated Press”.

Në Diyarbakir, njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre në panik, thuhet në raport.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se tërmeti u ndie në provincat Hasakah, Deir Al Zor dhe Aleppo.

Shpërndaje në: