Nën arrest shtëpie, Sali Berisha, festoi sot ditëlindjen e tij të 80’të
Ish-kryeministri Sali Berisha festoi sot ditëlindjen e tij të 80-të, mes qindra urimeve nga mbështetësit e tij.
Kjo ditë e shënuar për të e gjeti Berishën nën “arrest shtëpie”, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në rastin e dosjes “Partizani”.
E pikërisht sot, SPAK mbylli dosjen prej 333 fashikujsh ku akuzohet edhe dhëndri i tij dhe e dërgoi në GJKKO.
Megjithatë Berisha nuk mungoi në dritaren e shtëpisë së tij, në një fjalim të shkurtër ku falënderoi mbështetësit për urimet.
Në dritare, sot u shfaq edhe Liri Berisha, bashkëshortja e tij, dhe së bashku valëvitën për disa çaste flaumujtë e Partisë Demokratike.
“Kjo është ditëlindja që unë ndjehem më i frymëzuar, më i motivuar dhe më krenar se kurrë në jetën time me ju”, tha Berisha në përfundim të fjalës së tij.
Në media është raportuar se SPAK po heton edhe fondacionin e fëmijëve autikë të Liri Berishës, me dyshimin se është përdorur për fshehjen e shumave të mëdha të parave të deklaruara si donacione.