Meta flet haptazi për problemet në parti: U larguam nga identiteti që krijoi Vjosa Osmani
Zgjedhjet e 9 shkurtit po afrohen, e mospajtime të shumta brenda strukturës së partisë GUXO, nuk është se mungojnë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti politik, Burim Meta ka thënë se nuk i qëndruan besnik motos së partisë.
“Ka ka mospajtime të shumta. Moto e partisë GUXO është: E ardhmja ju takon atyre që guxojnë! Pikërisht ketu qaluam dhe ne nuk guxuam, u larguam nga filozofia jonë politike për të guxuar dhe prezantuar qendrën e djathtë pothuajse të vetmen në skenën politike në Kosovë”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.
Sipas tij, Guxo, u largua nga identiteti që krijoi Osmani.
“Kam kërkuar që t’i kemi akronimet tona dhe identitetin tonë në garën e 9 shkurtit, por kjo nuk u bë. Më e rënda është që ne u larguam nga kauza dhe identiteti që krijoi z. Vjosa Osmani, tashmë presidente e Republikës dhe këtë e vlerësoj njëjtë dhe ngjashëm, sikurse LDK-ja të largohet nga rruga dhe filozofia e Ibrahim Rugovës”, ka vlerësuar ai.
Meta thotë se janë tentime të njëjta që Guxo të largohet nga identiteti i vet.
“GUXO-n e duam te te gjithe anetaresia dhe qe te te gjithe e deshiruam identitetin dhe ruajtjen e kauzës”, shtoi ai.
Sipas burime të IndeksOnline, partia Guxo të dielën që lamë pas mbajti një takim me anëtarët e saj, porse një numër i konsiderueshëm nuk i janë përgjegjur pozitivisht ftesës, kjo për shkak të mospajtimeve që kanë tash e sa kohë.