Përfundon seanca për FSK-në, kërkohet që ministri Maqedonci të japë dorëheqje
Për shkak të mungesës së kuorumit, seanca e Kuvendit e thirrur për të diskutuar mbi gjendjen në FSK u ndërpre, për të vazhduar në një datë tjetër.
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, njoftoi për këtë, duke thënë se Kryesia e Kuvendit do të njoftojë për vazhdimin.
Në këtë seancë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, paraqiti projekt-rezolutën ku kërkoi që problemin me ushqimin në FSK të zgjidhet nga Qeveria dhe dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
1. Kuvendi I Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria, Ministria e Mbrojtjes që me urgjencë të zgjidh çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme
2. Zyrtarët përgjegjës në Ministrinë e mbrojtjes duhet të japin dorëheqje: Ministri i FSK-së, zv.ministri, sekretari i përgjithshëm dhe gjithë hierarkia përgjegjëse në administratën e ministrisë
3. Kërkohet nga prokuroria e shtetit që të hapet procedurë ligjore për të hetuar rastin duke përfshirë edhe dyshimet për FSK-në për çështjen që kanë të bëjnë me interesa korruptive”, thuhet në kërkesën e Berishës.