Bytyqi: Të rinjtë pyesin veten se ‘a ia vlen t’i bashkohemi FSK-së?’
Albana Bytyqi, deputet e AAK-së, tha se situata në FSK është “alarm i madh”.
Ajo tha se “nuk mund të lejojmë që kjo qeveri të vazhdojë të shkel mbi dinjitetin e ushtarëve tanë”.
Bytyqi tha se situata e tanishme i zhgënjen edhe të rinjtë, të cilëve sipas saj iu zbehet vullneti për t’iu bashkuar FSK-së.
“Çdo ushtar që nuk trajtohet me dinjitet, humb besimin në misionin që e ka zgjedhur me krenari, dhe kur bie morali i ushtarëve, bie edhe morali i kombit. Sot, përveç ushtarëve që vuajnë në heshtje, sot të rinjtë tanë shohim me zhgënjim dhe pyesin veten ‘a ia vlen të bashkohemi me Forcat e Sigurisë së Kosovës kur qeveria jonë nuk kujdeset për ata që tashmë shërbejnë?’”, tha ajo.