Lekaj i quan “horra” qeveritarët: Qe ku na kanë pru këta, me debatu për ushqim të FSK-së
Në lidhje me krizën e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka shpërthyer në cilësime ndaj Qeverisë së Kosovës duke i quajtur “horra”.
“Nuk ka ndjenjë më të keqe për neve që sot të debatojmë për ushqim e jo për gjëra esenciale si armatimi, teknologjia dhe siguria e vendit. Dhe ja këta horra që s’janë këtu ku na kanë pru”, tha Lekaj.
“Është vështirë t’i bindim qytetarët që sot po debatohet që është buka e gojës për ushtarët. Turpi më i madh për këtë qeveri e këta që s’janë këtu, që abstenojmë për çështje që janë këtu”, tha ai.