Mospjesëmarrja e VV-së në seancë, Kadrijaj: Me siguri janë nëpër zyra t’u hongër Plazma

Mospjesëmarrja e VV-së në seancë, Kadrijaj: Me siguri janë nëpër zyra t’u hongër Plazma

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë sot në seancë se FSK-ja duhet të trajtohet në mënyrë të dinjitetshme.

Gjatë fjalës së saj në seancën për mungesën e ushqimit në FSK, ajo tutje tha se ushtarët pos ushqimit duhet të kenë paga më të mirë e pajisje individuale.

Më tej, Kadrijaj u shpreh se është e turpshme mospjesëmarrja e VV-së në debatin e sotëm parlamentar.

“Ikja e kësaj mazhorance për të mos dashur të ballafaqohen me realitetin është e turpshme, se di ku janë ose ku po fshihen pas këtyre skandaleve, por sigurisht janë nëpër zyra t’u hongër plazma sepse tash kemi mjaft. Shqetësuese kjo që po diskutojmë sot, s’kishim dashtë asnjë me diskutu për këtë sepse është e turpshme çka po ndodh në këtë vendin tonë. Në këtë qeveri po degradohen institucionet e sigurisë. Sot një kryeministër po shkatërron gjithçka që është ndërtuar me mund që 25 vjet, por pa të rrejtë Albin Kurti nuk mundesh me ditë çka është rrena. Po shihet që kjo qeveri ka ardh në pushtet me rrena dhe mashtrime. Policia është e Kosovës, Ushtria poashtu. Ata duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme, duhet të kenë paga më të mira, pajisje individuale të cilat nuk i kanë shumica prej ushtarëve të FSK-së”, tha ajo

Shpërndaje në: