Ramadani për mungesën e ushqimit të FSK`së: Në dëm të sigurisë kombëtare
Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka komentuar situatën e ushtrisë së Kosovës e cila tash e sa ditë ka probleme me furnizim me ushqim.
Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo krizë me ushqim e dëmton sigurinë kombëtare.
“Kriza për ushqim të Ushtrisë dëmton sigurinë kombëtare. Nuk ka asnjëlloj arsyetimi në botë për këtë dhe nuk mund të ikë kush nga përgjegjësia. Një ëndërr e shekullit për Ushtrinë u bë skandali i shekullit në dëm të sigurisë kombëtare”, ka shkruar Ramadani.