Pezullohet ueb-faqja e KPM-së
Ueb-faqja zyrtare e Komisionit të Pavarur të Mediave në Kosovë është pezulluar më 13.10.2024.
Kur klikohet në këtë ueb-faqe, shkruan: “Kjo llogari është pezulluar”.
KALLXO raporton se ka provuar të kontaktoj me kryetarin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, për të marrë ndonjë shpjegim në lidhje me këtë rast, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.