Tuneli mbyllet në 1 nëntor, kalimi do të bëhet vetëm nga Qafa e Llogarasë
Tuneli i Llogarasë që u hap gjatë muajit korrrik, do të jetë në funksion të qarkullimit të mjeteve deri në fund të tetorit.
Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor bënë me dije se nga 1 nëntori, mjetet do të lëvizin vetëm nga Qafa e Llogarasë.
Të dhenat tregojnë se vetëm në 3 muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë makina.
Sikundër ishte thenë edhe më herët, tuneli do të ishte i hapur vetëm gjatë sezonit veror, për t’i dhënë një shfryrje trafikut drejt plazheve të jugut.
Punimet në tunel nuk koniderohen të përfunduara, ndërsa afati final sipas kontratës është muaji dhjetor. Ndërsa nga viti tjetër, lëvizja do të jetë me pagesë, 5 euro per një kalim. /vizionplus.tv